Nga vijnë idetë e biznesit? Ata mund të vijnë nga kudo, nga një eksperiencë personale, nga një eksperiencë biznesi, nga një billboard që shikoni, ndërsa ngisni makinën, madje dhe nga një dyqan ku bëni pazarin. Sipërmarrësit shohin shumë filma dhe më poshtë janë disa nga filmat që mund të ndikojnë në karrierën e tyre.
1- The Godfather (1972)
“Njerëzit e mëdhenj nuk lindin të mëdhenj, bëhen të mëdhenj.”
Kjo është e vërteta! Askush nuk lind me një sasi të madhe njohurish. Nëse je i zgjuar mjaftueshëm do të thotë që ke fituar disa njohuri rrugës. Nëse je nga ata njerëz që mendon se i dini të gjitha, atëherë e keni gabim.
2- Të gjithë njerëzit e mbretit (1949)
“Për të gjetur diçka çfarëdo qoftë, një e vërtetë e madhe ose një palë syze të humbura, në fillim ju duhet të besoni që keni mundësinë për t’i gjetur.”
“Avantazhi” është elementi bazik për një sipërmarrës. Të gjithë e dimë që rruga drejt sipërmarrjes së suksesshme është e vështirë, por ajo që kanë sipërmarrësit të përbashkët është shpresa se mund të gjejnë sukses. Sipërmarrësit e kanë idenë e kompanisë që mund të krijojnë, kanë vizionin dhe ata mund të punojnë në mënyrë të vazhdueshme që t’i kthejnë këta vizione në gjëra të prekshme. Elementi që e bën një sipërmarrës të tillë është autenticiteti.
3- Roki (1977)
‘Asgjë s’mund t’ju godasë aq fort sa jeta, por qëllimi i kësaj është se sa fort mund të godisni ju. Sa fort ju mund të godisni dhe të lëvizni përpara. Ka rëndësi vetëm sa shumë mund të merrni dhe të lëvizni përpara. Vetëm kështu bëhen fitimtarë”t.
Jeta e një sipërmarrësi mund të jetë e vetmuar. Jo çdokush mund të kuptojë linjën tuaj, vizionin dhe pasionin. Do të ketë disa herë që nuk do keni askënd për t’ju ngritur pasi jeta ju ka rrëzuar.
4- Million Dollar Baby (2004)
“Është magjia e të rrezikuarit gjithçka për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje.”
Biznesi juaj duhet të reflektojë vizionin tuaj, të askund tjetër. Kështu ju duhet të ndaloni së dëgjuari idetë e çdokujt që mund t’ju tregojë versionin tuaj më të mirë.
5- Lorenci i Arabisë (1962)
“Gjërat e mëdha kanë fillime të vogla, zotëri.”
Kur ndoshta mendoni se jeni shumë i ‘madh’ për t’u marrë me gjëra të vogla. Madje dhe nëse drejtoni një kompani kjo nuk do të thotë që këtej e tutje nuk do të pastroni apo hidhni mbeturina. Nëse nuk mund ta bëni ju diçka atëherë si mund t’jua kërkoni punonjësve tuaj të bëjnë të njëjtën gjë? Kur nisni të drejtoni një kompani ju duket disi e çuditshme. P.sh një shef që pastron vetë banjon e tij? Gjithsesi kjo është gjë pozitive dhe ju mban me këmbë në tokë tërë kohës. Pra filmat shpeshherë frymëzojnë. Një gjë është e sigurt ju të paktën duhet të keni guximin për të nisur.