Majkëll Keroll fitoi 9.7 milionë sterlina (11 milionë euro) në vitin 2002. Fqinjët shihnin në oborrin e tij kameriere të zhveshura lakuriq, që mbanin tabaka me kokainë dhe me pije të shtrenjta.
Britaniku fatlum organizonte orgji me nga tetë vajza njëherësh e mburrej se kishte kryer marrëdhënie me aq shumë femra sa nuk mbahet mend.
“Zgjohesha dhe në çdo dhomë kishte miq që vazhdonin të bënin seks”, mburrej ai. Por tani i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira.
Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me 4 sterlinat e fundit që i kishin mbetur nga rroga.
Ai u martua me Sandrën, por ajo e la e neveritur, për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta.
Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.
Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për të marrë një copë të qejfit.
Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime.
Sot ai thotë që nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar. Ai fajëson edhe shoqërinë “grabitqare” për mbarimin e parave. Po t’i bjerë prapë lotaria, thotë se nuk do ta lërë punën as edhe një ditë.