Pas kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, Greqia sjell një avion Canadair për t’ju ardhur në ndihmë ekipeve në Shqipëri.
Ndërkohë, ministri Niko Peleshi ka falenderuar fqinjët për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.
Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shkruan Peleshi.
Ndërhyrja nga ajri vjen në kushtet kur ministri i Brenshëm Taulant Balla theksoi në intervistën e tij për mediat se ajo është e domosdoshme në zonën që digjet prej 6 ditësh, pasi forcat zjarrfikëse edhe pse të shumta në numër e kanë të pamundur fikjen e zjarrit nga toka.
Shqipëria ishte një ndër vendet që i shkoi në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve shkatërrimtare në Alexrandopuli në muajin gusht.