Kryesore Rama paralajmëron caktimin e një çmimi reference për hotelet

Rama paralajmëron caktimin e një çmimi reference për hotelet

Në takimin me sipërmarrjen, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dhe caktimin e një çmimi reference për hotelet në bregdet.

Për kryeministrin, ulja e TVSH-së në turizëm nuk ka dhënë rezultat për formalizimin dhe për këtë arsye duhen marrë masa.

“TVSH-ja për turizmin. Mirë bëmë që e ulëm. Por nuk na e dha rezultatin për më shumë formalizim. Tani ju mendoni që hotelet në breg të detit, dhe ne e dimë shumë mirë, mjafton të bësh disa sondazhe te drejtoria e taksave, për të kuptuar që tjetër janë taksat dhe tjetër ato që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe ai që deklarohet.

Kam pasur dy raste për miq që kanë ardhur nga jashtë që më është dashur t’i ndihmoj se nuk gjenin një dhomë për të prenotuar. Hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do të kenë një referencë. Kaq do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi tjetër. Ne kemi 1.1 milionë turistë në shtator dhe me këtë trend mund të shkojmë 10 milionë turistë këtë vit. Nuk kemi dashur të hyjmë Airbnb, pasi e kemi parë si një ndihmë për familjet”, u shpreh Rama.