Kulturë “Proza e tij novatore u jep zë të pathënave”, norvegjezi Jon Fosse...

“Proza e tij novatore u jep zë të pathënave”, norvegjezi Jon Fosse fiton çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi sot çmimin Nobel në Letërsi.

”Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze.

I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, ai është gjithashtu i vlerësuar për prozën e tij”.

“Ai ka një stil shumë të reduktuar që është njohur si minimalizmi Fosse.

Shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut”, tha akademia.

Fosse, 64 vjeç, ka lindur në bregun perëndimor të Norvegjisë. Vepra e tij përbëhet nga rreth 40 drama, si dhe një mori romanesh, poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime.

Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si “minimalizmi i Fosse”.

Vitin e kaluar, shkrimtarja franceze Annie Ernaux u bë gruaja e 17-të që fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Dy shkrimtarë e kanë refuzuar çmimin, Jean-Paul Sartre në 1964 dhe Boris Pasternak në vitin 1958.