Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci për shpërdorim detyre.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 1 vit burg. GjKKO ka dhënë edhe dënim plotësues për Tucin. Për 5 vite ai nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike.
Sipas SPAK, Tuci së bashku me ish-kreun e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku kanë dëmtuar një sipërfaqe të madhe pyjore duke hapur një segment të ri rrugor në kundërshtim me ligjin.
Punimet e kryera nga administrator i një subjekti privat gjithashtu ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e 234,007,500 lekë.