Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bolonjës. Zikaltërit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën në San Siro duke realizuar dy herë brenda 12 minutash me anë të Acerbit dhe Lautaro Martinez.
Por, dy golat e shpejtë nuk mjaftuan që miqtë të dorëzoheshin, madje gjetën shpejt reagimin duke shënuar në minutën e 19-të me anë të Orsolinit, sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Sommer.
Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën, Bolonja gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me anë të Zirkze që lëvizi shumë bukur mes mbrojtjes zikaltër. Inter shtoi dozën në sulm, dhe e gjetën golin me anë të Sanchez, por aksioni ishte i pavlefshëm me kilianin që ishte në pozicion jashtë loje.
Deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja e San Siros u mbyll në barazim 2-2, me Interin që mban vendin e parë me 19 pikë (mund të parakalohet nga Milan), ndërsa Bolonja mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.