Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet me qëllim për ta balsamosur, nuk iu ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën. Rasti makabër u regjistrua një ditë më parë në fshatin Bual në Përmet.
Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.
Policia deklaroi dje se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin e aktit makabër.
Ky nuk është rasti i parë kur kafshë të ndryshme keqtrajtohen, por ky rast në Përmet është dhe më i dhimbshëm, për shkak se keqtrajtohet shpendi që lidhet me identitetin kombëtar.