Aktualitet Në pranga 54-vjeçari që mashtronte biznesmenë, u paraqiste mandate të falsifikuara

Në pranga 54-vjeçari që mashtronte biznesmenë, u paraqiste mandate të falsifikuara

Një 54-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë.

I. Muzhaqi dyshohet se ka mashtruar disa biznesmenë të ndryshëm.

Sipas policisë, Muzhaqi paraqiste mandate, të dyshuara të falsifikuara, duke përvetësuar shuma të ndryshme parash. Jo më kot, edhe operacioni i policisë mori emrin “Mandati”.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Ilir Muzhaqi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa mandate që 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.