Ushtria izraelite thotë se trupat e 1500 militantëve të Hamasit janë gjetur në Izrael dhe rreth Rripit të Gazës.
Evakuimi i të gjitha komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës ka përfunduar.
Izraeli thotë se ka rimarrë kontrollin e gardhit kufitar me Gazën dhe ka arritur të mbyll hapsirat që militantët e Hamasit hapën në të. Por dyshimet janë se militantet përdorin dhe hapësira të tjera nëntoksore. Është e vështirë për forcat izraelite të përcaktojnë se ku janë ato rrugë nëntokësore.
Zëdhënësi i forcave te izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, tha se inxhinierët po minonin zonat ku janë shkatërruar pjesët e gardhit.
Ndërkohë numri i vdekjeve izraelite vazhdon të rritet dhe ka arritur në 900, ndërsa 2500 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se janë 750 persona të zhdukur dhe të paktën 100 pengje në duart e Hamasit. Mes tyre ka amerikanë dhe gjermanë dhe oficerë të ushtrisë izraelite.
Hamasi tha se pengjet civile do të ekzekutoheshin dhe vrasjet do të transmetoheshin nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim.
Më shumë se 137,000 njerëz po strehohen nga sulmet izraelite në strehimoret e OKB-së në Gaza. Strehëzat janë me kapacitet 90%, tha agjencia e ndihmës e OKB-së.
Njerëzit në Gaza sipas BBC thonë se fushata e bombardimeve izraelite “nuk ka qenë kurrë kaq e keqe.
“Nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike, nuk ka karburant dhe furnizimet po pakësohen”, tha ajo për BBC Breakfast. Duke e përshkruar situatën në territorin e bllokuar si “të tmerrshme”, një banore e Gazas thotë se vendimi i Izraelit” për të ndëshkuar kolektivisht një popullsi të tërë është mizor”.
Forca Ajrore Izraelite thone se ka goditur 200 objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza me sulme ajrore gjatë natës.
Dhjetëra avionë luftarakë nisën sulme në zona te ndryshme , duke shkatërruar objektiva, përfshirë komandën dhe kontrollin, një vend ruajtjeje armësh që ata thonë se ishte brenda një xhamie dhe shtëpinë e një komandanti të supozuar të Hamasit.
Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm për të nisur diskutimet për një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”, sipas një zyrtari të lartë.
Moussa Abu Marzouk tha për Al Jazeera në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për një dialog politik kur u pyet nëse grupi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.
Ai tha gjithashtu se Hamasi kishte kapur “dhjetëra” banorë në Izrael me nënshtetësi ruse dhe kineze.
Rripi i Gazës mund të jetë në prag të një krize të re humanitare nëse furnizimet nuk lejohen, thonë autoritetet, ndërsa Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit. Të hënën, Izraeli shpalli një “rrethim të plotë” në territor, duke thënë se energjia elektrike, ushqimi, karburanti dhe uji do të ndërpriten.
Sipas banorëve, ndihma nuk ka arritur në enklavë që nga e shtuna.
700 njerëz kanë vdekur në këto sulme dhe mijëra të tjerë raportohet se janë plagosur.
Rreth 2.3 milionë banorëve, jetojnë ne gaza 80% e të cilëve mbështeten në ndihma humanitare kryesisht për shkak të armiqësive të vazhdueshme me Izraelin.
Zona drejtohet nga militantët e Hamasit, por Izraeli kontrollon hapësirën ajrore dhe vijën e saj bregdetare. Ai gjithashtu kufizon se kush dhe çfarë mallrash mund të kalojnë kufijtë e tij.
Egjipti fqinj kontrollon rreptësisht se çfarë ose kush mund të kalojë edhe përmes kufirit të tij me Gazën.
Që nga fillimi i sulmeve të shtunën në mëngjes, Izraeli ka ndaluar të gjitha furnizimet që hyjnë në Gaza, përfshirë ushqimin dhe ilaçet.