Aktualitet I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 3 mln euro pasuri të “të...

I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 3 mln euro pasuri të “të fortit” në Fier

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit me iniciale L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i prokurorisë, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B.

Pasuritë e sekuestruara janë:

5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier.

2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendondohje në Selitë, Tiranë

Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.

5 (pesë) pasuri të luajtshëme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.

Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.

2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove.