Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar në lidhje me atë se çfarë po ndodh në konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Ai reagoi ashpër ndaj administratës izraelite, e cila ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike për Palestinën.
Presidenti Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e administratës amerikane për të dërguar një marinë në rajon për të mbështetur Izraelin, njoftojnë mediat turke.
“Çfarë po bën aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael? Çfarë do të bëjë atje? Do të godasë të gjithë Gazën dhe do të kryejë masakra të rënda?”, tha Erdogan gjatë një konference në Ankara me kancelarin austriak Karl Nehammer.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nisi një operacion gjithëpërfshirës kundër Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Përmbytja Aksa”.