Fredi Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme në seancën e parë të shqyrtimit në themel të akuzës ndaj tij.
Përmes avokatëve, Beleri kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, për shkak të papajtueshmërive ligjore.
Po ashtu, Beleri kërkoi pavlefshmëri të akteve të dërgimit të dosjes në gjykim, aktin e regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Vlorës, si edhe autorizimet për përgjime audio e video.
Prokurorët e SPAK, Adnand Xholi dhe Dorina Bejko ishin kundër kësaj kërkese.
Edhe vetë anëtarja Deda kishte paraqitur dorëheqje, por kërkesa ende nuk ishte shqyrtuar nga kryetarja e gjykatës. Kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve të dosjes u kërkua edhe nga avokati i të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 17 tetor, seancë ku do të shprehet për këto kërkesa.