Shqipëria fitoi të enjten përballjen me Çekinë, duke konsoliduar kështu vendin e parë në grupin E. Tre gola dhe tre pikë me shumë rëndësi në rrugën drejt Euro 2024.
Ndërkohë sot Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë pamjet nga dhoma e zhveshjes.
Siç duket lojtarët me të drejtë kanë festuar mbi tavolinë. I pranishëm ka qenë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka që ka përgëzuar futbollistët për këtë arritje.
Me thirrjen “o sa mirë me qen shqiptar” Duka dhe Sylvinho janë shfaqur duke kërcyer pas atij rezultati fantastik. Ndërkohë, dhoma e zhveshjes e kombëtares shqiptare ka pasur edhe një tifoz të veçantë, Zahon, djalin e kryeministrin Edi Rama.
Shqipëria fitoi 3-0 me Çekinë në stadiumin “Air Albania”. Një gol e shënoi Asani, ndërsa dy të tjerë Seferi.