Zbulohen gjurmë të stuhisë më të fortë diellore që ka prekur Tokën. Duke analizuar trungjet e pemëve të lashta të fosilizuara në Alpet e Francës, janë gjetur radiacione që nëpërmjet analizave me radiokarbon datojnë 14.300 vite më parë.
Pas analizimeve krahasimore me karotat e gjetura më parë në Groenlandë, ekspertët hedhin hipotezën se bëhet fjalë për një super stuhi diellore, më e madhja e dokumentuar deri më tani, me grimca energjie që kanë prekur atmosferën e Tokës.
Nëse kjo stuhi do të ndodhte në kohët e sotme, do të shkatërronte sistemet e telekomunikacionit, energjisë, me dëme të shumta në ekonomi.
Autorët shpjegojnë se në 15 mijë vitet e fundit, janë verifikuar 9 ngjarje të tilla të mëdha, dhe ajo e vitit 1859 e ashtuquajtur Efekti Carington, deri më sot konsiderohej më e fuqishmja, pasi shkëputi linjat telegrafike në botë dhe shkaktoi aurora boreale në lartësi aspak normale.
Megjithatë intensiteti i atij eventi, sipas ekspertëve, është mjaft i vogël në krahasim me zbulimin e fundit të stuhisë diellore të 14.300 viteve më parë.