Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar homologun e tij kinez Xi Jinping si një “udhëheqës të vërtetë botëror”, i cili i bën të gjitha lëvizjet e tij me qëllime afatgjata në mendje.
“Xi është natyrisht, një nga liderët e njohur botëror”, tha Putin në një intervistë me rrjetin shtetëror të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV).
“Udhëheqësi kinez nuk merr vendime momentale bazuar në disa ngjarje aktuale. Ai vlerëson situatën, e analizon atë dhe shikon në të ardhmen”, deklaroi shefi i Kremlinit.
Putin dha një intervistë të gjatë për CCTV përpara udhëtimit të tij në Pekin, ku ai është planifikuar të marrë pjesë në Forumin Brez dhe Rrugë më 17 dhe 18 tetor.
“Askush me mendje të shëndoshë nuk duhet të lërë të hapur mundësinë e një lufte midis fuqive bërthamore”, tha Putin në lidhje me mundësinë e një konfrontimi Rusisë dhe Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lideri rus nënvizoi gjithashtu se nëse bëhet fjalë për një konfrontim total midis Perëndimit dhe Rusisë, do të jetë një luftë tjetër, jo si operacioni special ushtarak që po zhvillohet në Ukrainë.
“Ne duam paqe dhe nëse ata duan të luftojnë me Rusinë, atëherë kjo është një luftë krejtësisht tjetër, ky nuk është një operacion special ushtarak”.