Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi për herë të parë të dielën kabinetin izraelit të gjendjes së luftës, duke thënë se uniteti kombëtar që ai përfaqëson dërgon një mesazh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vendi siç tha ai po përgatitet të “shkatërrojë Hamasin” në Gaza.
Takimi, i mbajtur në Tel Aviv, u hap me një moment heshtje në kujtim të 1300 izraelitëve të vrarë nga sulmi i pashembullt i Hamasit më 7 tetor. Duke përshëndetur ish-deputetin e opozitës Benny Gantz, i cili iu bashkua qeverisë së bashku me disa anëtarë të partisë së tij javën e kaluar, zoti Netanyahu tha se të gjithë ministrat “po punonin pa pushim, në një front të bashkuar”.
“Hamasi mendoi se ne do të shkatërroheshim. Jemi ne që do ta shkatërrojmë Hamasin,” tha kryeministri Netanyahu, duke shtuar se shfaqja e unitetit “dërgon një mesazh të qartë për kombin, armikun dhe botën”.