Janë tetë prokurorë që kanë hyrë në garë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK, duke kandiduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Tre prokurorë që synojnë një nga tri vendet e lira në SPAK, ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Tiranës, dy në Prokurorinë e Durrësit, një në Vlorë dhe një tjetër në Elbasan, si dhe një tjetër pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Afati për të kandiduar për të qenë pjesë e Prokurorisë se Posaçme, mbyllet në orën 00:00 të kësaj të hëne.
Kandidatët:
Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Sonila Muhameti, prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Bledar Maksuti, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Anita Jella, prokurore në Prokurorinë e Durrësit
Pali Deçolli, prokuror në Prokurorinë e Durrësit
Albert Kuliçi, prokuror në Prokurorinë e Vlorës
Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë e Elbasanit
Olsi Dado, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme