Politika Përjashtimi i 26 deputetëve të opozitës, Berisha: Nuk e njohim vendimin, ne...

Përjashtimi i 26 deputetëve të opozitës, Berisha: Nuk e njohim vendimin, ne nuk tërhiqemi

Seanca e sotme plenare në Parlament nuk arriti të realizohej ashtu siç ishte parashikuar pasi deputetët e opozitës bllokuan punimet në Kuvend. Pas kësaj Komisioni i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës.

Ndër deputetët e përjashtua nga Komisioni i Etikës së Kuvendit janë: Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Tomor Alizoti, Elidon Bushati, etj

Përjashtimi i deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit u bë pas kërkesës së Partisë Socialiste.

Përjashtimi i 26 deputetëve të opozitës, Berisha: Nuk e njohim vendimin, ne nuk tërhiqemi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Disiplinës që përjashtoi nga parlamenti 26 deputetë të opozitës pas bllokimit të seancës plenare këtë të enjte.

Duke folur për gazetarët jashtë Parlamentit, Berisha tha se opozita do të vijojë në rrugën e saj, teksa bëri thirrje për durim dhe se strategjia e Partisë Demokratike ëstë afatgjatë.

“Ata mendojnë se na përjashtojnë, por në fakt ne sot jemi parlamentarët e vërtetë. Edhe 46 po të përjashtohen të jenë të sigurt se ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi. Prisni, durim. Tërheqje nuk ka më. Nuk e njohim vendimin. E vetmja gjë që kërkoj që hapat që do bëjmë do i bëjmë të sigurta dhe kërkohet durim spese kjo nuk është lëvizje sot për nesër, është sot për fitore”, u shpreh Sali Berisha.

26 deputetë të opozitës u përjashtuan sot për 10 ditë pasi opozita bllokoi Parlamentin duke bërë që seanca plenare të shtyhet për një moment tjetër.