Një grua në moshën 50-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga furgoni.
Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Peqin Elbasan pranë fshatit Paper.
Viktima, Merushe Gjuzi udhëtonte se bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej ne gjendje jo te mire psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes ishte grindur me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, mësohet se ka thënë ajo.
“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje“, njoftoi policia e Elbasanit.