Një grua shqiptare humbi tragjikisht jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Santa Croce Camerina të Siçilisë.
Sipas mediave italiane, viktima është Vilajete Sharka, 67-vjeçe. Ajo udhëtonte me një makinë Toyota Yaris, kur mjeti u përplas me një Fiat 500L.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e tij.