Horoskopi Këto katër shenja të horoskopit janë ‘mbretëreshat e dramave’

Këto katër shenja të horoskopit janë ‘mbretëreshat e dramave’

Herë pas here të gjithë mund të jemi nga pak dramatikë, por vetëm disa prej nesh mbajnë kurorën e drama “queen-it”.

Të destinuara për të bërë të madhe edhe gjërat më të vogla, për t’i dramatizuar dhe ndërlikuar situatat janë padiskutim gaforret, por përveç tyre ka edhe shenja të tjera të zodiakut që nuk njiheshin për këtë anë tyren deri më tani.

Luani

Luani merr lehtësisht titullin Miss/Mister “Mbretëresha e Dramës”. Nuk ka rëndësi nëse është një burrë apo një grua. Ata e jetojnë marrëdhënien e tyre me pasion. Ata e marrin çdo gjë për zemër, duan të kenë gjithë vëmendjen mbi ta dhe kështu edhe nëse guxoni t’i shpërfillni sadopak, atëherë do të përjetoni situata… të marra nga një tragjedi e lashtë. Vetëm ata me “nerva të fortë” mund të shkojnë mirë me një Luan.

Dashi

Dashi është shenja që i zmadhon situatat dhe në mendjen e tij gjithçka është një ekzagjerim. Gjithashtu, ai është një person me një temperament të fortë. Për këtë arsye, është normale që ai të zihet, të debatojë, të mos pajtohet, të ankohet etj. Sigurisht që pas një kohe ai qetësohet dhe ka harruar atë që ka ndodhur…

Gaforrja

“Zonjusha” e emocioneve. Kjo shenjë është e aftë t’ju… “mbytë” me dashurinë dhe vëmendjen e saj. Dhe nëse nuk ia ktheni, atëherë do ta shihni të kthehet si luan në protagoniste/grua të një tragjedie të lashtë. Loti do të bjerë në përrua, pyetjet si “po pse nuk më do?” nuk do kenë fund dhe do të duhet të kesh durim të durosh gjithë këtë dhe t’i japësh shaminë, duke i shpjeguar njëkohësisht se gjërat nuk janë ashtu siç i imagjinon ajo.

Peshqit

Peshqit janë një person që tërheq vëmendjen. Dallimi mes tij dhe Luanit është se ai është një “person i qetë”. Luani do ju tregojë nerva, do grindet etj. Megjithatë, Peshqit do t’ju bëjnë të ndjeni keqardhje dhe faj që keni guxuar ta lëndoni atë, kur ai ka bërë kaq shumë për ju.