Aktualitet Nusja merret në mbrojtje, pas dhunës nga vjehrra

Nusja merret në mbrojtje, pas dhunës nga vjehrra

Policia ka lëshuar një urdhër mbrojtje për një 23-vjeçare, pasi dyshohet se vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ky rast është shënuar në Kavajë, e ndërsa tashmë policia ka nisur nga hetimet, për të hedhur dritë mbi çfarë ka ndodhur.

“Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.G, 23 vjeç, pasi dyshohet se vjehrra SH.G, 51 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.