Bota SHBA, e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj ‘bien pre’ e...

SHBA, e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj ‘bien pre’ e luftës Izrael-Hamas

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet përmes përfshirjes së përfaqësuesve të Iranit, duke shtuar se administrata Biden është e përgatitur për t’u përgjigjur nëse personeli amerikan apo forcat e armatosura “preken” nga luftimeve të tilla.

“Kjo nuk është çfarë duam ne, as çfarë kërkojmë. Ne nuk duam përshkallëzim”, tha Blinken.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duan që “ndaj forcave apo personelit tonë të ketë të shtëna. Por, nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi të gatshëm për këtë”.

Austin, ndërkohë, tha se “ajo çfarë po shohim ne është mundësi e një përshkallëzimi të madh të sulmeve ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”.

Sistemi THAAD është i ndërtuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi pak para se ato të bien në tokë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë të drejt për vetëmbrojtje “dhe ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të duhura”

Paralajmërimi i zyrtarët të lartë amerikanë vjen derisa përgjigja e ashpër e Ushtrisë së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor po futet në javën e tretë.

Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës të shtunën dhe të dielën, si dhe i sulmuan dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e cila gjoja përdorej nga militantët.

Ushtria e Izraelit shkëmbeu zjarr me grupin militant të Libanit, Hezollah, në fundjavë, duke i vrarë gjashtë luftëtar të këtij grupi. Izraeli i sulmon Gazën, Sirinë e Bregun Perëndimor, rritet rreziku i ndezjes së luftës në fronte tjera. Blinken, i cili së fundmi i kaloi disa ditë në Lindjen e Mesme, foli për “mundësinë e përshkallëzimit të luftës, edhe pse askush nuk dëshiron të shohë luftime në një front të dytë apo tretë mes Izraelit dhe Hamasit”.

Ai tha se pret “përshkallëzim nga përfaqësuesit e Iranit kundër forcave tona, kundër personelit tonë”, duke shtuar se “ne po ndërmarrim hapa për t’u siguruar se mund ta mbrojmë popullin tonë dhe të përgjigjemi me vendosmëri nëse është nevoja”.

Irani është armik i Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdimisht e ka përdorur fjalën “mos” për t’i paralajmëruar armiqtë e Izraelit të mos e shfrytëzojnë situatën e tanishme në rajon./REL