Sport I shënoi Milanit, koincidenca e pazakontë e Manuel Locatellit

I shënoi Milanit, koincidenca e pazakontë e Manuel Locatellit

Manuel Locatelli ishte protagonist absolut në sfidën Milan–Juventus, që u zhvillua në “San Siro”. Ai shënoi golin e fitores (0-1) në të njëjtën ditë, në të njëjtin stadium, në të njëjtën ndeshje dhe me të njëjtin rezultat si shtatë vite më parë. E vetmja gjë që ndryshon është fanella që ka veshur Locatelli, këtë herë kundër Milanit dhe jo si kuqezi.

Më 22 tetor 2016 ai shënoi golin e tij të parë në Serinë A… kundër Juventusit dhe si lojtar i Milanit. Tani, në vitin 2023, historia ndryshon: ai shënon golin e fitores kundër Milanit… dhe me fanellën e Juventusit.

Të gjitha në të njëjtën datë dhe në të njëjtin stadium, por shtatë vjet më vonë.

“Goli i vitit 2016, kundër Juventusit, më erdhi në mendje para ndeshjes… Për mua të luaj këtu është e veçantë. Unë jam rritur këtu, tifozët janë të veçantë. Më pas jeta më çoi të merrja vendime të tjera, unë jam aty ku doja të isha. është e pabesueshme që përfundoi 0-1 me golin tim”, tha vetë Locatelli pas ndeshjes.

Italiani në fakt shpërtheu në lot pas fishkëllimës së fundit: “E di që është i emocionuar dhe i lumtur. Para ndeshjes më tha se 7 vite më parë shënoi kundër Juventusit… tani duhej të shënonte për ne. Na dha 3 pikë të mrekullueshme”, analizon Rabiot, kapiteni i djeshëm i Juventusit.

Me golin e djeshëm, në fakt, OPTA sqaron se Manuel Locatelli u bë lojtari i parë në histori që shënon në dy ndeshje Milan-Juventus me të dyja skuadrat nën 26 vjeç.