Gjykata e Shkodrës është “blinduar” në pritje të seancës ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov.
Gjykata e Shkodrës caktoi masën “arrest me burg” me 40 ditë afat për 59-vjeçarin, Igor Kokunov, i cili u arrestua në 28 gusht në Pikën Kufitare të Muriqanit për llogari të drejtësisë ruse.
Ai rezulton i dënuar me 15 vite burg për vepra të rënda penale.
Kokunov, i cili del si njëri prej elementëve të krimit të organizuar më të rrezikshëm në atdhe orvatej kohët e fundit nëpër Europë për t’i shpëtuar burgosjes në shtetin amë.
Në seancën e fundit gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës, ai deklaroi se ka frikë të kthehet në atdhe, pasi fajësoi për dënimin e tij “organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin”. Shqipëria pret kërkesën e palës ruse për të ekstraduar Kokunovin.