Gjykata e Posaçme pranoi javën e kaluar kërkesën e Fredi Belerit për largimin nga trupi gjykues te gjyqtares Etleva Deda, e cila kishte shqyrtuar e refuzuar më parë një kërkesë të tyre.
Pasi procedura e shortit, përcaktoi Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese ajo kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen, teksa seanca e radhës u caktua për sot nga ora 11:00.
Teksa jashtë mbahet seanca, disa qytetarë jashtë ambienteve të gjykatës kanë shfaqur një banese protestues me mbishkrimin “Beleri në ju, Radoiçiç në Veri”.
Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.