Sport Champions League: Inter dhe Bayern nuk gabojnë, mbajnë vendet e para në...

Champions League: Inter dhe Bayern nuk gabojnë, mbajnë vendet e para në grup

Interi ka fituar 2-1 ndaj Salzburgut duke marrë vendin e parë në grupin D. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të zikaltërve, falë golit të Sanchezit në minutën e 19-të.

Në fraksionin e dytë të lojës, Salzburgu surprizoi duke barazuar shifrat me Gloukh në minutën e 57-të. Por barazimi nuk zgjati shumë, pasi Calhanoglu në minutën e 64 u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Interi mban vendin e parë në grupin D me 7 pikë, ndërsa Salzburg ka 3 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orën 18:45, Bayern Munich fitoi në Turqi 3-1 përballë Galatasarayt.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Coman për bavarezët dhe Icardi me penallti për turqit. Më pas në fraksionin e dytë të lojës, skenën e mori Kane me në gol dhe një asist për Musiala që vulosi takimin.

Me këtë fitore Bayerni mban vendin e parë në grupin A me pikë të plota pas tre ndeshjesh.