5512 m2 truall në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka është vendosur nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.
Gaçi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Sipërfaqja në fjalë, mësohet se është pjesë e tokës që Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.
Në fillim të këtij muaji, Gaçi u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje në bazë të një procedimi penal të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për këtë çështje, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri. Ky i fundit e akuzon Gaçin se e ka përfituar këtë pronë në mënyrë të parregullt.