Kryesore Dosja “Partizani”/ Shtyhet për nesër seanca për Berishën, gjykata zëvendëson avokatin Artan...

Dosja “Partizani”/ Shtyhet për nesër seanca për Berishën, gjykata zëvendëson avokatin Artan Simoni

GJKKO thotë se me kërkesë të Prokurorisë me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, gjykata ka vendosur që të zëvendësojë avokatin kryesisht, Artan Simonin për mbrojtjen e ish-kryeministrit Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet.

Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri.

Ky vendim erdhi pasi djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

Seanca për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për t’u zhvilluar ditën e nesërme, 26 Tetor në orës 10:00.