Bota Izraeli: Vramë komandantin e terroristëve të Hamasit, përgjegjës për sulmet ajrore

Izraeli: Vramë komandantin e terroristëve të Hamasit, përgjegjës për sulmet ajrore

Ushtria izrealite ka deklaruar se ka vrarë personin që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit dhe që ishte përgjegjës për sulmet me dron në Izrael më 7 Tetor. Lajmi u bë i ditur nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Gjatë natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit. Abu Rakaba ishte përgjegjës për sulmin e Hamasit me mjetet ajrore pa pilot. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 Tetorit dhe komandoi terroristët që u infiltruan në Izrael”, thuhet në postim.

Forcat izraelite thanë se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ajo kishte goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Sjellim në vëmendje se mbrëmjen e djeshme, zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat tokësore po zgjerojnë operacionin tokësor në rripin e Gazës dhe ushtria po i afrohej një sulmi të plotë në territor.

“Në vazhdim të sulmeve që kemi kryer në ditët e fundit, trupat tokësore po zgjerojnë ndërhyrjen tyre gjatë mbrëmjes. Po ndërhyjmë me forcë të madhe për të arritur objektivat e luftës.”