Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh të Gazës, i cili është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra njerëz që kërkojnë strehim, raportoi Associated Press duke cituar dëshmitarë.
Banorët thanë se sulmet e fundit shkatërruan shumicën e rrugëve që të çojnë në spitalin Shifa në qytetin e Gazës, në pjesën veriore të territorit të rrethuar. Sipas tyre këto janë sulmet më të rënda që nga nisja e konfliktit.
“Arritja në spital është bërë gjithnjë e më e vështirë,” tha Mahmoud al-Sawah, i cili është strehuar në spital.
Sipas Izraelit sulmi u krye për shkak se Hamasi ka një post komandimi nën spital. Izraeli thotë se faza tjetër e luftës së tij me Hamasin ka filluar pas zgjerimit të operacioneve tokësore në Gaza.
Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës, ndërsa palestinezët përjetuan atë që ata e përshkruan si raundin më intensiv të sulmeve ajrore që kur Izraeli filloi hakmarrjen e tij kundër sulmit terrorist të Hamasit më 7 teto .
Operacioni i zgjeruar i ka lënë familjet e më shumë se 200 pengjeve të marra në Gaza të frikësuar për të dashurit e tyre.
“Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë”, paralajmëroi të shtunën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa vuri në dukje se qëllimi i kësaj faze është shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve të mbajtura nga grupi militant.
Duke folur në një fjalim televiziv, ai konfirmon se komandantët izraelitë janë të vendosur “në të gjithë Rripin e Gazës” ndërsa bombardimet e rënda vazhdojnë.
Fletëpalosjet janë hedhur mbi qytetin e Gazës duke paralajmëruar banorët se zona është tani një “fushë beteje” dhe ata duhet të largohen për në jug
Linjat telefonike dhe lidhjet e internetit po kthehen ngadalë në Gaza, ka konfirmuar kompania e saj kryesore e telekomunikacionit.
Izraeli nisi sulmet ndaj Gazës pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit që vranë 1400 njerëz dhe panë 229 të rrëmbyer si pengje.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve hakmarrëse të Izraelit.