Ministrja e Kulturës dhe deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka bërë një reagim të ashpër sot ndaj atyre që ndezin zjarre dhe krijojnë situata të tilla emergjente.
Kumbaro i referohet situatës në Dropull, ku sot u rrezikuan banesat në fshatin Terihat. Ajo i quan piromanët e zjarreve si “maskarenj” e ‘njerëz të zinj’.
Më poshtë mesazhi i saj i plotë i postuar në faqen në Facebook:
Me ne fund e mposhtem zjarrin ne Terihat te Dropullit pas disa oresh lufte me njerez e me mjete.
Po dy fjale do i them:
Zjarri, zjarri i poshter jo vetem se eshte temperature e larte dhe bari i thate, por se ka ca maskarenj, njerez te zinj si tymi, perversë si thengjilli dhe te ligj si mendjet e poshtra qe kenaqen duke bere keq, i gezohen flakeve, tmerrit te njerezve per plaçke e bageti, ata jane cmirezinj e sabotatore.
Ata shohin se si rendin vajzat e djemte në Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në Emergjencat Civile nga nje pyll ne tjetrin, nga nje fshat ne tjetrin, nga nje mal ne tjetrin, duke rrezikuar jeten, ata s’ngopen as me te gjitha fuqite e mjetet fizike e financiare qe qeveria ve ne dispozicion per ta mundur te keqen, ata pastaj s’nginjen duke vjelle vrer kunder çdo perpjekje e mobilizimi.
Ne fund nje falenderim me gjithe zemer per vajzat e djemte e antizjarrit.”