Europianët duhet të nisin të mësohen me idenë se lufta mund të vijë edhe në shtëpinë e tyre.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar në televizionin ZDF se luftërat që po zhvillohen aktualisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, janë një paradhënie e asaj që eventualisht mund të vijë së shpejti në Europë.
“Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Europë. Ne duhet të aftësohemi për të luftuar”, citohet ai.
Pistorius ka shtuar se Gjermania do të bëjë gjithçka që lufta në Lindjen e Mesme të mos përshkallëzohet, ndërkohë që ka pranuar se për 30 vitet e fundit Bundesëehri është neglizhuar.
“Fatkeqësisht, ajo që nuk është bërë për 30 vite nuk mund të bëhët për 19 muaj”, tha ai.
Megjithatë ministri gjerman ka paralajmëruar se në fund të kësaj dekade Gjermania do të jetë në një pozicion krejt tjetër për sa i përket çështjeve të Mbrojtjes.