Extra Ja pse asnjë nga yjet e ‘Friends’ nuk kanë reaguar ende për...

Ja pse asnjë nga yjet e ‘Friends’ nuk kanë reaguar ende për vdekjen e Matthew Perry

Adhurues të “Friends”, njerëz të thjeshtë, miq dhe kolegë reaguan për vdekjen e aktorit Matthew Perry duke postuar deklarata që vlerësojnë Perry-n si njeri dhe aktor. Megjithatë, jo pak njerëz janë habitur se pse yjet e tjerë të ‘Friends’, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – nuk kanë publikuar asgjë.

Postimet në llogaritë e tyre në rrjete sociale janë mbushur me komente të tipit: “Pse asnjë nga yjet e ‘Friends’ nuk ka postuar për humbjen e Chandler?”; “Sinqerisht, jam me të vërtetë i zhgënjyer dhe i neveritur që asnjë nga kasti i aktorëve të ‘Friends’ nuk ka bërë një postim apo ndonjë gjë për të kujtuar kolegun dhe mikun e tyre”; “E çuditshme se si asnjë nga aktorët e ‘Friends’ nuk ka thënë një gjë për vdekjen e Matthew.”

Nga ana tjetër, ka pafund komente që u bënë thirrje njerëzve në rrjete sociale që të respektojnë dhimbjen e aktorëve të “Friends”, të cilët mbetën miq të mirë pas përfundimit të sitcom-it. “Mos jini kaq injorantë, kini pak respekt për ta. Ata kanë nevojë për kohën e tyre për të përpunuar ndjesitë përpara se të bëjnë një postim për të kënaqur të tjerët”, shkruan dikush.

“Sepse janë të tronditur sepse kanë humbur dikë që e kanë dashur shumë”, thotë një tjetër. “Nëse miku juaj vdes, a do të ishte postimi në rrjete sociale gjëja e parë që do të bënit?” ironizon një koment i radhës.

“Si mund të shkruani gjëra kaq patetike?! A jeni në rregull? Këta njerëz kanë humbur një mik që e njohin prej kohësh. Ata nuk e kanë mendjen te rrjetet sociale në një kohë kur po përjetojnë një dhimbje kaq të madhe,” shton një tjetër përdoruese.

Ndërkohë, sipas burimeve, se ata ende nuk e kanë marrë veten nga vdekja e “vëllait” të tyre.

Sipas Rob Shuter, drejtuesi i podcast-it “Naughty But Nice”, të pesë aktorët do të japin një deklaratë së bashku.

“Një nga arsyet që kasti nuk ka bërë ende një deklaratë është se ata jo vetëm që janë të tronditur, të thyer me zemër nga kjo, por ata do të mblidhen dhe do të bëjnë një deklaratë të përbashkët”, tha ai. “Pra, në vend që të dalin pesë deklarata individuale, ne do të shohim një deklaratë nga pesë miqve të mbetur që nuk do të jenë kurrë më të plotë.”

Perry, 54 vjeç, u gjet pa shenja jete në vaskë. Të dielën, familja e tij lëshoi një deklaratë duke thënë se ata ishin “zemërthyer nga humbja tragjike e djalit dhe vëllait tonë të dashur”. Për të zbuluar shkakun e vdekjes, po kryhen hetime shtesë përpara se të arrihet një përfundim.