Aktualitet Aksidentohet për vdekje 14-vjeçarja në aksin Korçë-Bilisht

Aksidentohet për vdekje 14-vjeçarja në aksin Korçë-Bilisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Zëmblak, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se ditën e sotme rreth orës 11:00, automjeti tip “Opel” me drejtues personin I. K., ka përplasur 14-vjeçaren, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.