Aktualitet Sekuestrohen dy vila me vlerë 1 milion Euro në Tiranë

Sekuestrohen dy vila me vlerë 1 milion Euro në Tiranë

Dy vila në Tiranë me vlerë 1 milion Euro, janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se janë ndërtuar me para të pista.

Policia e Tiranës njofton se vilat e sekuestruara, që ndodhen në zonën e Dobreshit, janë në pronësi të Fran Merdhoçit 57 vjeç dhe familjarëve të tij.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Fran Merdhoçi, njofton policia, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike kryer në bashkëpunim.

Për këtë arsye, ndaj dy vilave në pronësi të tij është vendosur sekuestro preventive.