Bota Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti serb

Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti serb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e parlamentit dhe caktoi 17 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që do të votohet dhe në 60 komuna, duke përfshirë Beogradin.

Vendimi i Vuçiç vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.