Emilia Clarke zbulon se kur u shtrua nw spital gjatë ‘Game of Thrones’ kishte “mw shumw frikw se mos e pushonin sesa nga vdekja”
Aktorja Emilia Clarke ka pranuar se kishte “më shumë frikë të pushohej nga puna sesa të vdiste” kur u shtrua në spital nga një hemorragji në tru gjatë kohës së xhirimeve të serialit “Game of Thrones”.
Ylli i “Game of Thrones”, 37 vjeçe, do të marrë çmimin “Gruaja e Vitit” e Harper’s BAZAAR, më 7 nëntor, duke ndjekur hapat e Anya Taylor-Joy.
Në një intervistë për BAZAAR, Emilia tregoi se si u ndje kur u diagnostikua me aneurizëm subaraknoid, shkruan Daily Mail.
“Nuk kisha frikë të vdisja. Kisha frikë se mos më pushonin nga puna”, tha ajo.
“Nëse jam e sinqertë brutalisht, e gjithë kjo më bëri të ndihem shumë e turpëruar. Sikur të isha e thyer. Sikur producentët duhet të mendojnë se unë jam një person jo i besueshëm që ata kanë punësuar”, theksoi Clarke.
“Unë nuk shqetësohem për dështimin – unë lulëzoj pas dështimit. Nëse diçka shkon keq, gjithmonë mendoj se mund ta rregulloni. Të dhemb, është e frikshme, por atëherë mund të bësh gjithçka”, shtoi aktorja britanike.
Emilia iu rikthye aktrimit këtë vit, pasi kishte bërë një pushim prej vitesh nga rolet fizike, duke zgjedhur në vend të kësaj punë sporadike me zë.
Në një ese që shkroi për The New Yorker në vitin 2019, Emilia la të kuptohet arsyen e mundshme e pushimit të saj të gjatë.
Aktorja tregoi se kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale të shkaktuar nga një këputje e aneurizmës dhe më pas nga afazia.
Ajo gjithashtu tregoi se në një moment sëmundjet e saj të shumta të trurit e lanë atë të paaftë të kujtonte edhe emrin e saj.
Clarke luajti në një film këtë vit, “The Pod Generation”, një film shkencor, të cilin ajo gjithashtu e prodhoi, duke aktruar së bashku me Chiwetel Ejiofor.
Ajo luajti gjithashtu si G’iah në miniserialin e Marvel, “Secret Invasion”, që ndjek Nick Fury teksa ai zbulon një komplot për pushtimin e Tokës.