Policia e Tiranës vuri në pranga një 30 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Në kuadër të operacionit “Team” u bë i mundur arrestimi i M. D. pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.