Kryesore Meloni firmos marrëveshjen me Ramën në Itali: Qendër pritje për refugjatët në...

Meloni firmos marrëveshjen me Ramën në Itali: Qendër pritje për refugjatët në Shëngjin, do të jetë nën juridiksionin italian

Meloni firmos marrëveshjen me Ramën në Itali: Qendër pritje për refugjatët në Shëngjin, do të jetë nën juridiksionin italian

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve për pritjen e refugjatëve.

Kryeministri Edi Rama është pritur në Itali nga homologia italiane Meloni. Kjo e fundit, në një konferencë shtypi, deklaroi se në Shëngjin do të ngrihet një qendër për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë.

Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

“Në lidhje me emigracionin të marrim iniciativa të përbashkëta, sepse fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE edhe jashtë BE. Gjëja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky bashkëpunim dhe forcim i këtij bashkëpunimi.

Kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim dhe fikson 3 objektiva;

Luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve, Shqipëria do japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë. Italia mund të operojë sipas dhe një pjesë ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi.

Ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do seleksionimet midis atyre që kanë të drejtë ose jo. Kemi 3000 persona sipas një regjimi të caktuar, flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në muaj mund të arrijë deri në 36 mijë persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupe të tjera vulnerabël.

Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe seleksionimit. Do të realizohet një qendër e pritjes. Do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj shtylle të parë, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit, observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë juridike. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim që të jetë operative në Pranverën e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me Kryeministrin Edi Rama”.

Kryeministrja Meloni e vlerëson këtë marrëveshje me Shqipërinë, që thotë se bëhet me një vend që hapur negociatat me BE, por që sillet sikur të jetë anëtar i unionit.

Meloni shprehu edhe njëherë mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“E konsideroj këtë një marrëveshje me një frymëmarrje të gjerë europiane. Kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në menaxhimin e 4 flukseve të refugjatëve dhe duhet të bashkëpunojmë me një frymë europiane. Kjo do të thotë që Shqipëria jo vetëm konfirmohet mike e Italisë, por edhe e BE-së. Ka një qasje sikur të jetë trashmë një vend i BE faktikisht”.