Nuk është një personazh i zakonshëm dhe deklaratat e tij janë gjithmonë lajm. Luçiano Moxhi ka folur për sa i përket formës së Mauro Ikardit, i cili nuk ka gjetur rrugën e rrjetës prej 7 takimesh në Seria A.
“Ikardin do ta lija në tribunë, në mënyrë që të kthehej i përulur. Nëse askush nuk e ka kuptuar akoma pse skuadra zikaltër shënon pak, e shpjegoj unë pse, sepse përqendrohet e gjitha loja te Ikardi.
Sipas mendimit tim modest, do të ishte i domosdoshëm një zhvendosje. Ikardi në tribunë, Lautaro në vendin e tij. Vetëm kështu mund të kthehet me këmbë në tokë”, ishte komenti i ish-drejtuesit te Partizanit për “Libero”.