Milani mori një fitore të madhe, me përmbysje, në “San Siro” kundër PSG-së dhe bën lëmsh Grupin F, ku kryeson Dortmundi me 7 pikë, PSG ka 6, kuqezinjtë 5 dhe Newcastle 2.
“Djalli” nuk u gjunjëzua nga goli i shpejtë i Skriniar, përkundrazi, e ktheu shumë shpejt baraspeshën me Leaon, ndërsa golin e fitores e realizoi Giroud.
Atletico e Madridit shfryu me gjashtë gola ndaj Celtic, dhe kryeson Grupin E me tetë pikë, e ndjekur nga Lazio (një pikë më pak) që mori maksimumin e pikëve ndaj Feyenoordit falë golit të Ciro Immobiles.
Manchester City siguroi kualifikimin me fitoren 3-0 ndaj Young Boys me Haalan që realizoi dygolësh.
Pranë kualifikimit edhe Porto, që iu imponua 2-0 Antwerpit në Grupin H.