Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha.
Në qendër të bisedimeve ka qenë situata e fundit politike.
Basha sqaroi se eurodeputetit i kishte shpjeguar vendimin për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
“I shpjegova vendosmërinë tonë, vendimin e madh që kemi marrë me qytetarët shqiptarë për të mos u sprapsur nga beteja për zgjedhje të lirë dhe të ndershme përmes një qeverie teknike ku partitë politike të shprehin vullnetin për të punuar së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk mund të ndodhë me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, ndaj PD, opozita është e bashkuar rreth këtij qëllimi. Është e vendosur të jetë me qytetarët shqiptare, pranë qytetarëve shqiptarë deri në realizimin e këtij qëllimi. Këto janë çështjet që diskutova duke shpjeguar rast pas rasti problematikën e krimit”, tha Basha.
Fleckenstein tha se do të takojë Bashën, por nuk do të negociojë për protestën. Ndërkohë që ai është shprehur se debati politik duhet bërë në Parlament.
Eurodeputeti gjatë paradites së sotme takoi edhe kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.