Policia ka shoqëruar 30-vjeçaren E.L që dyshohet se është nëna që ka braktisur një foshnje të sapolindur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
30-vjeçarja është nga Pogradeci dhe po merret në pyetje nga policia në lidhje me rrethanat.
Ajo u verifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.
Foshnja u gjet e braktisur në një divan në garazh.
I sapolinduri është nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Aktualisht po mbahet në intubim pasi është në gjendje të rëndë.