Dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të rikthejnë pas shtatë vitesh spektaklin e këngës “X Factor”.
Ndërkohë, Juria e “X Factor Albania”, do të ketë edhe dy artistë të tjerë: Këngëtarët Vesa Luma dhe Young Zerka.
Vesa është rikthyer në Shqipëri, pas një shkëputjeje të gjatë nga skena, pasi ishte në Zelandën e Re. Ajo është gjithashtu edhe pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës 2023”, në një bashkëpunim me të shoqin, Big Basta. Ata konkurrojnë me këngën “Mbinatyrale”.
Young Zerka, do të jetë gjithashtu pjesë e jurisë së “X Factor Albania”, së bashku me Vesën, Adi Krastën, Arilena Arën dhe Elhaida Danin.
Pra, gjithsej, janë publikuar 5 anëtarët e jurisë.
“X Factor Albania” i ka mbaruar audicionet dhe është gati të na prezantojë me talentet e reja. “X Factor Albania” do të moderohet nga Alketa Veisiu.