Aktualitet Si u ekzekutua me 9 plumba shqiptari në Ekuador (Pamje të rënda)

Si u ekzekutua me 9 plumba shqiptari në Ekuador (Pamje të rënda)

Një shqiptar u ekzekutua brenda makinës së tij me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53 vjeç.

Ai është qëlluar rreth orës 20.30 të së premtes, me orën lokale, përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Ai është qëlluar 9 plumba. Dëshmitarët e tmerruar kanë thërritur menjëherë policinë.

Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë që u larguan me shpejtësia pasi kryen vrasjen.

Për të kaluarën e shqiptarit detajet janë të pakta dhe nuk është e qartë nëse ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme.  Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.

Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll.