Aktualitet Në lokal me pistoletë, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Në lokal me pistoletë, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia” është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari A. L., i cili mbante armë pa leje.

Uniformat blu kanë ndërhyrë në një lokal në rrugën “Him Kolli” në Tiranë ku ai po qëndronte dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.