Aktualitet Humb jetën 69-vjeçari me biçikletë, u përplas nga makina me drejtues një...

Humb jetën 69-vjeçari me biçikletë, u përplas nga makina me drejtues një 21-vjeçar

Rreth orës 17:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, automjeti me drejtues shtetasin F.A., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.P., 69 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili pasi u dërgua në spital humbi jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.