Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar pas lirimit të tij nga Gjykata e Posaçme.
Ai shkruan se SPAK ka vërtetuar se padia e Taulant Ballës, që çoi atë përballë drejtësisë, është e rreme. Ndonëse sipas tij, SPAK tanimë është në dijeni të falsitetit të kësaj padie, sërish ka frikë të veprojë.
Pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, Jamarbër Malltezi, ka bërë një reagim publik ku thotë se e ndjen “veten si në gjyqet politike të vitit 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor”.
Ai shkruan se SPAK ka vërtetuar se padia e Taulant Ballës, që çoi atë përballë drejtësisë, është e rreme. Ndonëse sipas tij, SPAK tanimë është në dijeni të falsitetit të kësaj padie, sërish ka frikë të veprojë.
“Taulanti me urdhrin e Edi Rames ngriti padi ne SKAP për përvetësim të paligjshëm të pronës, per vjedhje pasi sipas tij ishin shpronësuar nga Italia, për privatizim te paligjshëm etj.
3 vjet hetime kryen prokurorët shërbyes të Rames deri te femijët e Malltezit (se nuk hetohet ceshtja por 3 gjenerata te personave), dhe doli se Taulanti kish bërë kallëzim të rremë. Toka e 5 familjeve pronare ka vijuar e pastër ne Rregjistrat Hipotekorë edhe në 1943, 1945 & 1946. Ligji i kthimit të pronës i 2004, i ktheu tokën pronarit të ligjshëm, dhe e beri privatizimin e objekteve mbi tokë private nje detyrim taksativ ligjor për shtetin ndaj pronareve te tokes.
Përveç ketyre, Taulanti beri kallzim të rremë edhe për pjesën takuese të Malltezit. SPAK e vërtetoi kallzimin e rremë të Taulantit, por ka frikë të veprojë”, tha ai.
Ai ka mohuar akuzat që drejtësia ka ngritur mbi të, duke thënë se në fakt i gjithë procesi i ndjekur për ish-kompleksin “Partizani” lidhet me kthimin e pronës tek pronarët e vjetër.
“Sot më duket vetja si në gjyqet politike të 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor.
Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barrake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotesimin e procedurave te privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasadë? Apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncension tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?
Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës?
Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private”, thotë ai.
Ai ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si është kryer i gjithë procesi, duke sqaruar se si ka funksionuar privatizimi.
“Për të gëzuar sendin e konfiskuar nga regjimi komunist, pas një kalvari 13 vjeçar, pronarët fisnikë u detyruan nga Ligji të blejnë edhe barrakat e ndërtesat e uzurpuara. Pra, shteti jo vetëm që ua vodhi pronën dhe ua mbajti atë për 60 vjet pa qera, por tani pronarët e ligjshëm duhet të prisnin edhe permbi 2 vjet, për të blerë ato barraka që as nuk na duheshin, e që për më tepër, ishin të uzurpuara. PRIVATIZIMI ISHTE NJE GJOBEVENIE NDAJ PRONAREVE.
Pronarët u detyruan të paguajne edhe afro 700’000$ për ndërtimet e uzurpuara te njëri klub, si dhe 100’000$ për klubin tjetër. Krahasojeni pak me çmimin 1 Euro me te cilin Bolino mori 4000 m2 tokë dhe ndërtesë 2-katëshe, caktuar për gjimnaz, tokë të cilën familjet pronare ia falën shtetit për të bërë gjimnaz.
Këtë pronë private, pronarët e zhvilluan duke respektuar çdo ligj te vendit, por edhe me humanizëm e respekt për komunitetin. Ata strehuan 42 familje informale falas, morën një nga emrat e shquar të arkitekturës botërore për të konceptuar zonen, si Daniel Libeskind, bënë ndërtime miqësore me mjedisin. Nëse do të kishim marrë leje klienteliste do të kishim ndërtuar fjetore në gradaçela që të zënë qiellin dhe diellin, nëse do kishte pastrim parash do kishim shitur me çmim të çmendur se do kishim plot para për të pastruar. Por jo ne, fisnikët e Tiranës”, thekson ai.
Sipas Malltezit, nga projekti i ndjekur u përftuan 2 mijë vende pune, miliona taksa dhe punë në shërbim të komunitetit.
“Nga projekti ynë, publiku fitoi mbi 2000 vende pune, miliona euro taksa, mbjelljen e 2000- 3000 pemë, kopshtin/çerdhen më të mirë në Tiranë, ndërtesa miqësore me mjedisin, një ndër zonat me ajrin më të paster në qytet, faltore per besimtarët, sistemimin e 42 familjeve informale”, thekson ai.
Nw fund tw reagimit, Malltezi kërkon qw SPAK t’i kwrkojw ndjesw publike.
“Kerkojini SPAK te zbatoje ligjin e jo te kthehen ne sherbetore politike. Te paraqesin 1 prove ligjore e jo insinuata . Cdo njeri kur kapet me genjeshtra ose kerkon ndjese publikisht ose kur nuk ka aq kurajo te pakten terhiqet pa fole. Por jo sherbetoret politike te Edi Rames dhe Taulant Balles. Ata qe ndjekin urdherin politik nuk skuqen por fshihen pas ahprehjes “I qendrojme kerkeses”. Ketu nuk ka fare ceshtje penale e aq me pak per tagrat e SPAK. Une kerkoj qe SPAK te kerkoje ndjese publike ne mos eja perballemi sa te duan ne gjykate si njerez te lire me argumenta e jo urdhera politike.
Une as rrezikoj njeri e as kam akses ne asnje dosje apo institucion se I ka kap 100% Edi Rama. Une ju gjeta qe genjenit bazuar ne dosjet qe ka krijuar SPAK . Ne si pronare as nuk dinim e as nuk na interesonte gje tjeter vec “Prona tek i zoti”, me te drejten e Zotit dhe ne respekt te ligjeve te shtetit”.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u la sot në arrest shtëpie nga GJKKO. Ai akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, çështje e cila u padit nga socialisti Taulant Balla.